Bunkeri 4 mld euro i Tito-s, 270 metra nën tokë,kapacitet 350 persona

Ndërsa një pjesë e mirë e qytetarëve  shqiptarë u njohën me misterin që për vite me radhë ishte hermetik për ta, të famshmin bunkerin anti-bërthamor të  ish-diktatorit Enver Hoxha, ne ju sjellim përmes fotove një  analog të tij në shtetin fqinj, Bosnje.

Në fillim të viteve të 50-ta, lideri i atëhershëm jugosllav, Josip Broz Tito, kishte dhënë urdhër për ndërtimin e një bunkeri sekret që do shfrytëzohej për strehimin e udhëheqjes jugosllave në rast të ndonjë sulmi nuklear.

I ndërtuar 270 metra nën tokë, afër qytezës boshnjake të Konjiqit, projekti 26 vjeçar ka përfunduar në vitin 1979, një vit para vdekjes së Titos.Shpenzimet për ndërtimin e bunkerit janë mbi 3.7 miliardë euro.

Sipas Associated Press, nëse shteti boshnjak tani do të donte ta shfrytëzonin, bunkeri do të mund të ri-funksionalizohet duke mundësuar strehimin e 350 personave.

Këta njerëz do të mund të jetonin e punonin për gjashtë muaj pa pasur nevojë fare që të dalin jashtë bunkerit./Ora news

Lajme të ngjashme

Back to top button