5 këshilla për tu dukur 10 vjet më të rinj

Steve Holman është autor i shume librave për fitnesin dhe botues i revistës Iron Man Magazine. Se bashku me te shoqen e tij Becky, ai ka përpunuar shume plane stërvitore dhe njëkohësisht ka ndjekur stërvitjen e shume personazheve te famshëm.

Ne botimet dhe këshillat e tij ai synon qe me pak mund, kohe dhe shpenzime te arrimë te dukemi se paku 10 vite me te rinj nga ç’jemi ne realitet. Fokusi i tij janë moshat 35 vjeçare e lart, ndaj mes lexuesve tanë, me siguri qe ato do te gjejnë shume te interesuar.
Me poshtë janë dhe 5 këshillat e tij për te gjitha ata persona qe do te dëshironin te ngadalësonin procesin e plakjes se turpit te tyre.

1.    Ndal dietave. Sipas Holman-it, nuk është fare e nevojshme qe te vazhdohet me dieta dhe ushqime me vlera kalorifike te ulta. Per te funksionuar ne mënyrë korrekte, organizmi juaj ka nevoje per ushqim dhe kalori, madje edhe për yndyrna.

2.    Ndal ushtrimeve te ekzagjeruara aerobike dhe kardiovaskulare. Benefitet për sistemin aerobik te njeriut mund te arrihen me më pak mund, lodhje dhe sakrifica, ndërkohë, vrapimet e gjata, apo pedanat e palestrave, me shume gjasa e lodhin dhe plakin me shume dhe me shpejt organizmin tuaj, kjo edhe përmes rritjes se numrit te radikaleve te lira ne organizëm. Ndaj zgjidhni ushtrime te tjera me te përshtatshme dhe inteligjente ne këtë drejtim.

3.    Mos e keni frike moshën. Studime te shumta kane treguar se trupi i njeriut është ne gjendje te ndryshoje deri ne moshën 90 vjeçare. Edhe ne këtë moshe, ai është ne gjendje te shtoje masën muskulore përmes ushtrimeve me pesha. E rëndësishme është qe ta keni këtë dëshirë dhe qellim. Dhe nuk ka sfide me te mire se sa te kërkosh te dukesh gjithnjë i ri.

4.    Pini sa me shume ujë. Pirja e ujit siguron jo vetëm  hidratimin e nevojshëm te indeve dhe organizmit, por ai është ne gjendje te përshpejtojë djegien e yndyrnave. Uji gjithashtu është ne gjendje te frenoje urine dhe njëkohësisht ndihmon ne mbajtjen ne funksione optimale te veshkave dhe mëlçisë. Mjafton 1.5 deri ne 2 litra ujë ne dite për te zbritur vite nga mosha juaj dhe për te pasur një fytyre me te re, lëkurë me te hidratuar dhe te shëndetshme.
5.    Jo me ngarkesa te mëdha stërvitore. Do te mjaftoni pese deri ne gjashte ushtrime fizike tradicionale me pesha, për te zëvendësuar ore te tera ne palestër.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button