Erdogan-Putin: Problemi është se si të zgjidhet kriza në Siri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord për domosdoshmërinë e ndalimit të gjakderdhjes dhe krizës në Siri, por se ka pikëpamje dhe probleme të ndryshme në pyetjen se si të arrihet kjo, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdogan në Ankara u takua  me homologun e tij rus Vladimir Putin, ku më pas në një konferencë të përbashkët për shtyp, tha se në takim janë diskutuar çështje të rëndësishme strategjike të projektit për ndërtimin e centralit bërthamor “Akuju” në Mersin dhe shtoi se procesi do të përshpejtohet në mënyrë të konsiderueshme.

“Sonte kemi diskutuar edhe projektin e tubacionit të quajtur Rrjedha e Jugut, i cili deri më sot për shkak të njërës apo tjetrës arsyeje është bllokuar dhe në bazë të këmbimit të ideve kemi punuar në një lloj para-pëlqimi, e cila nuk ka kurrfarë peshe juridike, por me qëllim që sa ma shpejt të arrihet memorandumi zyrtar për këtë çështje,” tha Erdogan.

Duke komentuar rreth situatës në Siri, Erdogan tha se për këtë çështje ishte folur shumë në katër vitet e fundit dhe është e qartë se përgjegjësinë për krime, vrasje dhe terrorizëm në vend e mbajnë autoritetet e tanishme në atë shtet.

“I nderuari President (Putin) në këtë çështje ka një qëndrim tjetër, por ne jemi dakord se është e nevojshme për të gjetur urgjentisht një zgjidhje të situatës aktuale. Kemi probleme në pyetjen ‘si’. Problemi na paraqitet se në çfarë mënyrë të arrijmë deri tek kjo zgjidhje” deklaroi Presidenti turk Erdogan.

Erdogan tha se është e domosdoshme lufta e përbashkët kundër organizatës terroriste ISIL dhe shtoi se Federata Ruse, Turqia dhe madje edhe Irani kanë detyra të rëndësishme në këtë çështje.

“Është e pamundur ta zgjedhim këtë problem, nëse e shohim nga aspekti i grupeve fetare. Për të zgjidhur problemin duhet ti qasemi nga aspekti njerëzor dhe aspekti i ndërgjegjes. Në këtë mënyrë, kemi nevojë të përpilojmë një platformë të solidaritetit dhe të shkojmë në rrugën e saj. Përkatësisht ‘Çfarë do të ndodhë nëse Assadi largohet?! ” është shumë e gabuar. Në Siri ku u vranë më shumë se 300.000 njerëz, në këtë gjendje të tanishme erdhi me qeverisjen e Asadit. Kështu që nuk ka sukses. Në skenë është Siria e thyer dhe e djegur ” – përfundoi Erdogan.

Lajme të ngjashme

Back to top button