Shkollat s’kanë salla, u kërkohen klube sportive!

Që të shmangin dënimet prej 3 mijë eurosh, shkollat po bëjnë çmos të themelojnë klubet sportive. Mirëpo, aty ku nuk ka mundësi që mësimdhënësve angazhimi për aktivitete të lira t’ju kompensohet me zvogëlimin e orëve të mësimit, paraqiten probleme të natyrave refuzuese. Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë nuk posedon sallë, por ka themeluar klubin, ndërsa do të ushtrojnë në sallën e shkollës fillore “Naim Frashëri”. Histori të këtilla ka edhe me shkollat e Shkupit, shkruan Koha.

Drejtori Hysen Rahmani thotë se po bisedohet me arsimtarët e shkollës fillore “Naim Frashëri” për tu gjetur mundësia që aktivitetet sportive të gjimnazit “Sami Frashëri” të mbahen në sallën e tyre. “Shkolla jonë nuk posedon sallë sporti dhe për këtë – profesorët tanë u detyruan të kërkojnë ndihmën e shkollave fillore. Është rënë dakord që klubet tona sportive të ushtrojnë aktivitetin në sallën e SHF ‘Naim Frashëri’ dhe shpresojmë se do t’ia dalim të realizojmë me sukses këtë program”, deklaron Rahmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button