Miratohen ndryshimet ligjore për rritje të pagës minimale

Ndryshimet e Ligjit për pagë minimale me të cilat nga janari i vitit 2015 parashikohet rritje e pagës minimale u miratuan në seancën e 24-të të Kuvendit.

Me ndryshimet propozohet që paga minimale nga janari të jetë 9.590 denarë, ndërsa në veprimtaritë intensive të punës 8.050 denarë. Gjithashtu ndryshon edhe mënyra e sanksionimit të kompanive të cilat nuk do të paguajnë pagë minimale, gjegjësisht Inspektorati i punës në qoftë se konfirmon se ndonjë punëdhënës nuk e ka paguar pagën minimale, do ta obligojë që me vendim në afat prej shtatë ditësh ta paguajë.

Nëse këtë nuk e bën, inspektoriati ka për obligim të shqiptojë kundërvajtje me gjobë prej 8.000 deri 9.000 euro, ndërsa në qoftë se kompania sërish e bën kundërvajtjen në afat prej një viti do t’i shqiptohet ndalesë për punë në afat prej 15 ditësh, ndërsa punëdhënësi do të duhet ta paguajë pagën minimale dhe të paguajë gjobë prej 9.000 deri 10.000 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button