Nuk ka rroga më të mëdha për stomatologët

Nga Sindikata bëjnë të ditur se specialistët e klinikës së stomatologjisë dhe as të punësuarit në institutin për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit nuk do të kenë rritje të pagave prej 19 për qind siç ishte paralajmëruar në marrëveshjen mes Sindikatës Qendrës Klinike dhe Ministrisë së Shendëtësisë.

“Marrëveshja me Ministrinë ishte që të rritet rroga vetëm e specialistëve dhe subspecialistëve në kliniket universitare dhe në institucionet universitare. Për këto dy institucione që nuk përfshihen në rritjen e pagave do të diskutohet në mënyrë plotësuese sepse buxheti veç është sjellë. Nuk tërhiqemi dhe planifikojmë të punojmë për ta vitin e ardhshëm”, tha kryetari i Sindikatës, Goran Begoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button