Ahmeti: Shqiptarët nuk e duan izolimin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot qëndroi në  ambasadën Amerikane në Shkup ku realizoi një takim pune me Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, Paul Wohlers.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Volers shkëmbyen opinione rreth fushatës intenzive të Bashkimit Demokratik për Integrim për përshpejtim të procesit integrues EuroAtlantik si dhe zhvillimet politike në vend e rajon.

Ahmeti, nëpërmjet të Ambasadorin akemirkan, ftoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të angazhohen në mënyrë të drejtpërdrejt dhe intenzive në zgjidhjen e pengesës së vetme që qëndron midis Maqedonisë dhe anëtarësimit në NATO dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.  
“Çështja e emrit nuk duhet të mban peng prioritetet strategjike të Maqedonisë andaj dhe duhet të gjindet një zgjidhje sa më shpejt me lehtësimin e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Ahmeti

Ambasadori Wohlers ritheksoi edhe njëherë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin aspiratat EuroAtlantike të Maqedonisë dhe inkurajojnë dialog midis Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Kryetari Ahmeti theksoi që BDI dhe shqiptarët në përgjithësi, por edhe shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk e duan izolimin, por insistojnë në integrimin e vendit në Bruksel sepse vetëm ky proces mund të sjell paqë të qëndrueshme, stabilitet, siguri, por edhe zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button