Gashi e kalon Sadikun në listën e golashënuesve të Zvicrës
Shkëlzen Gashi edhe një herë, është vënë në qendër të vëmendjes në futbollin zviceran. Anëtari i Përfaqësueses së Shqipërisë, ka qenë edhe një herë vendimtar në fitoren e Baselit, kësaj here ndaj rivalit kryesor për titull, Zurichit.
Baseli mundi në udhëtim Zurich me rezultat 1:2, ndërsa Gashi me dy gola, njërin në minutën e 94’, vendosi fatin e takimit.
Pas kësaj paraqitje fantastike të Gashit, mediat në Zvicër, kanë dhënë komente të ndryshme e shumë të lëvdueshme për shqiptarin.
“I pandalshmi Gashi”
“ Gashi e bënë kampion dimëror Baselin”
“Gashi hesht Zurichin”
“Gashi vazhdon të shkëlqej, i sjell fitore të madhe Baselit”, ishin disa nga titujt e mediave në Zvicër.
Gashi, më këto dy gola, udhëheq në ranglistën e realizatorëve me 11 gola, në kampionatin zviceran, duke lënë pas vete shqiptarin nga Shkupi me pasaportë finalndeze Berat Saidiku, ndërsa në listën që e përbëjnë 15 futbollistë, është edhe Albert Bunjaku i cili luan për ekipin e St.Gallen dhe ka shënuar katër gola.