Sela themelon këshillin e degës në Dibër

Ziadin Sela, iniciues i Lëvizjës për quajtur për reforma brenda PDSH-së ka qëndruar në Dibër ku është themeluar Këshilli i degës.

Iniciuesi i Lëvizjes Sela sqaroi se këshillat e degëve tashmë janë në përfundim në gjithë vendin.

Pas tyre, vijon krijimi i Këshillave të nëndegëve, që tashmë janë krijuar në disa qytete të mëdha.

“Procesi i votimit brenda-partiak që do të zhvillohet në të gjithë Këshillat, që është një tregues i ngjalljes demokratike të PDSH-së, do të jetë formalizim i gjithë degëve dhe nëndegëve. Pra, me votën e tij anëtari do të zgjedh përfaqësuesit, sepse PDSH nuk është pronë individësh, por pasuri kombëtare.”, tha Sela.

Sipas tij, procesi i përgjithshëm i organizimit për të reformuar PDSH-në po shkon sipas dinamikës së paraparë, ndërkaq entuziazmi i anëtarësisë dhe qytetarëve për të përkrahur këtë nismë tregon se PDSH-ja ka pasur nevojë për një ndryshim të këtillë, biles edhe më herët.

Lajme të ngjashme

Back to top button