Roma e fshiu Interin

Roma dëshmoi edhe njëherë formën e jashtëzakonshme të cilën po e kalon.

Skuadra kryeqytetase italiane arriti të triumfojë 4:2 në përballje me Interin në Olimpico.

Gervinho (22’), Jose Holebas (47’) dhe Miralem Pjanic (60’ dhe 90’) shënuan golat e këtij triumfit të Romës, teksa për zikaltërit realizuan Andrea Ranoccia (36’) dhe Pablo Osvaldo (57’).

Romakët tani kanë 31 pikë në pozitën e dytë në renditjen e Series A, tri më pak se Juve që kryeson.

Në anën tjetër, Interi mbetet në pozitën e 11-të me 17 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button