Sarkozy në krye të UMP-së, Berisha: Rikthim triumfal

Ish presidenti i Francës Nicolas Sarkozy është zgjedhur në krye të Bashkimit për një Lëvizje Popullore, UMP, parti e krahut të djathtë.

Disa orë pas zgjedhjes së tij ka ardhur edhe resgimi i ish kryeministrit Sali Berisha, që nëpërmjet një postimi në Facebook uron ish kreun e shtetit transalpin për detyrën e re.

“Rikthim triumfal i Nikola Sarkozy!

Te dashur miq, dje ne Kongresin e Bashkimit per nje Levizije Popullore, UMP, ish presidenti i Frances Nikola Sarkozy u zgjodh me 65% te votave ne krye te kesaj partie. Rikthimi i ish presidentit reformator ne timonin e UMP lajmeron kthimin ne pushtet te qendres se djathte te Frances dhe eshte nje ogur i bardhe per mbare qendren e djathte europiane.

Ju ftoj te dashur miq qe te urojme ne perzemersisht Presidentin Sarkozy per rikthimin e tij triumfal ne krye te UMP. Urimeee!!! sb”, shkruan ish kryeministri Berisha në Facebook. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button