Meta: Lufta e LANÇ garantoi Shqipërinë e Kosovën e sotme

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë sot se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare e garantoi edhe krijimin e shtetit të Kosovës.

Meta e ka bërë këtë deklaratë gjatë shënimit të 70 vjetorit të kësaj lufte të shqiptarëve.

“Për historinë tjetër që kërkon të identifikojë luftën Antifashiste Nacional Clirimtare me vendosjen e sistemit komunist më pas, duhet t’i kujtojmë të gjithëve se kjo nuk ishte një risi shqiptare, gjysma e Europës u nda në atë mënyrë por vlera e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, nuk mund të vihet në diskutim dhe të debatohet. Ajo garantoi këtë Shqipëri që kemi sot, por jo vetëm kaq garantoi edhe këtë Kosovë që kemi sot, sepse pa këtë Shqipëri nuk do të ishte edhe kjo Kosovë shtet i pavarurur”, tha Meta.

Lajme të ngjashme

Back to top button