BDI e kënaqur me buxhetin e vitit 2014

Ministrat dhe zëvendësministrat e BDI janë shprehur të kënaqur nga mjetet e parapara me buxhetin e 2014 për projektet, që siç thonë ata kane qene edhe pjesë e programit të BDI-së . 

Në sferën e arsimit janë parapa rikonstrumi dhe ndërtimi i disa shkollave siç është ‘Gjergj Kastrioti ne Haraçinë’, Shkolla fillore Kongresi Manastirit Çair , ndërtimi i shkollës së mesme në Saraj , ndërtimi i shkollës në Sinicanë në Komunën e Bogovinës dhe rikonstruimi i shumë objekteve të tjera shkollore . 
Universitetit shtetëror të Tetovës i janë nda 635 milion denar për buxhetin e përgjithshëm kurse 70 milion denar për projekte kapitale të Universitetit. 

Ne shëndetësi prioritet për BDI ngel qendra klinike në Tetove ku janë parapa 40 milion denar, po ashtu mjete janë parapa edhe për rikonstrumin e institucioneve tjera shëndetësore, pajisje medicinale , vetura për ndihmë te shpejte etj. Projekte te cilat nuk mund te ndahen etnikisht, është shprehur Valon Saraçini.

Në sferën e kulturës për teatrin shqiptar parashihen 74 milion denar, për ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës në Tetove 70 milion denar, si dhe për financimin e festivaleve te ndryshme. Ne bujqësi janë parapa mjete për hidrosistemin Raven-Recice, penden e Sllupcanit , investime në pjesën e ujësjellësit në Tetove 30 milion denar, ujësjellësin në Likove 19 milion denar, Zajaz 19 milion denar, stacionin për pastrimin e ujit Saraj 2 milion denar, ndërtimi i stacionit filtrues Gostivar 37 milion denar, ndertimi i kanalit të hapur Hasanbeg 2.5 milion denar, ndertimi i kanalizimit fekale atmosferik 8 milion denar ndertimin e rrjetit të kanalizimit në Struge 6 milion denare. Valon Saraçini më tej thotë se mbi 50 për qind të mjeteve qe janë parapa për zonat e lira ekonomike ndahen për zonat e lira ekonomike Sstrugë, Kërcove, Tetovë. 

Për sheshin Skënderbeu fazën e dyte përshihen 150 milion denar ndarje proporcionale sipas Saraçinit janë parapa edhe nga bllok dotacionet ku nga 13, 9 miliard denar, 4 miliard denar shkojnë në komunat shqiptare. Projekt më i rëndësishëm ne vitin 2014 për BDI-në është fillimi i ndërtimit të Rrugës Kërçovë-Strugë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button