Takim tet-a-tet Gruevski – Ban Ki-Mun
Kryetari i qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, të shtunën do të takohet me njeriun e parë të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon. Në takimin e tyre, sipas burimeve qeveritare, do të bisedohet edhe për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Pikërisht për këtë temë, sonte do të bisedohet edhe mes Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule dhe ndërmjetësit për çështjen e emrit, Matthew Nimetz.
Delegacionin e Maqedonisë në New York, SHBA, e udhëheq Nikolla Gruevski, i shoqëruar prej ministrave Stavrevski, Popopski dhe Todorov.
Është paraparë që kryeministri i Maqedonisë, fjalimin e parë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ë, ta ketë të premten.