Programi i ri qeveritar nuk do të prek kompensimin për të afërmit e të vdekurit

Ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov, ka theksuar se programi i ri qeveritar nuk do të prek kompensimin për të afërmit e të vdekurit.

“ Nuk është e saktë se për shkak të shfrytëzimit të rekreacionit falas, nuk i jepen mjete atyre pensionistëve të cilët e kanë shfrytëzuar këtë shërbim. Bëhet fjalë për tentim për t`u hedhur pluhur në një projekt pozitiv që e realizon Qeveria ndër vite”, deklaroi ministri.

Spasov, sqaroi se Fondi pensional invalidor, jep ndihmë financiare në vlerë prej 30.000 denarëve tek më i afërmi i familjes, në rast vdekje. Sipas Spasov, është e mundur që të paguhen më pak mjete, por vetëm nëse pensionistët duhet të paguajnë ndonjë borxh të caktuar, dhe as zëvendësim i kësaj vlere me shërbimin e ofruar për rekreacion.

Lajme të ngjashme

Back to top button