Mirëpritet motra e Nora Istrefit

Era Istrefi e cila tashmë zyrtarisht i ka hyrë rrugës së motrës së vet, Norës, si duket po pëlqehet nga publiku. Ndonëse nuk ka dy ditë që Era e ka lansuar këngën e saj të parë ‘Mani për money’, të cilën e ka realizuar edhe me klip, ajo po mirëpritet nga publiku.

Kënga vetëm në orët e para të lansimit ka arritur klikime rekord, ndërsa për dy ditë ajo ka shkuar në shifrën më shumë se 100 mijë klikime.

E karshi kësaj mbështetjeje as Era nuk ka ndenjur duarkryq, ajo përmes faqes së saj zyrtare ka falënderuar të gjithë ata që po e mbështesin e në veçanti vajzat për komentet e mira adresuar këngëtares së re.

“Gëzuar popull, më në fund u njoftuam. Jam e befasuar. Nuk e kam pritur që do të më përkrahni kaq shumë, e sidomos femrat faleminderit. Qëllimi im në këtë tekst ka qenë të ngrejë femrën, jo ta paraqes atë si krijesë të dobët para mashkullit”, ka shkruar këngëtarja në faqen e saj zyrtare Twitter.

Lajme të ngjashme

Back to top button