Eurostat: Maqedonasit dhe rusët më së shumti duan pasaportat bullgare

Gjatë viti 2012 bullgaria u ka ndarë shtetësi 1.700 personave të huaj nga të cilët 96.9 për qind nuk janë nga shtete e BE-së, tregojnë të dhënat e Zyrës Evropiane për statistikë – Eurostat.

Në pjesën më të madhe, pasaporta bullgare u është ndarë rusëve 23. 4 për qind, ndërsa maqedonasit të cilët kanë marrë pasaporta bullgare janë 16.3 për qind, 13.9 për qind janë moldav dhe 12.1 për qind janë qytetarë të Ukrainës.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2012 gjithsejtë 818.000 të huaj kanë marrë shtetësi të vendeve anëtare të BE-së që tregon rritje prej 4 për qind krahasuar me vitin 2001.

Pjesa më e madhe nga ky numër kanë qenë qytetarë të Marokut, Turqisë, Indisë dhe Ekuadorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button