Homoseksualët janë më të diskriminuar në Maqedoni

Secili pjesëtar i bashkësisë së homoseksualëve në Maqedoni, pa dallim cilit grup  i takon, ballafaqohet me një lloj diskriminimi për shkak se është LGBT, thuhet në studimin një vjeçar që është realizuar me ndihmën e Ambasadës së Holandë, në Maqedoni dhe në bashkëpunim me Komitetitn e Helsinkut për të drejtat e njeriut.  

Nevoja për hulumtimin e personave që i përkasin LGBT-së, në Maqedoni është e pashtershme në krahasim me pozitën e tyre momentale në shoqëri si një ndër grupet më të margjinalizuara. 

Në raport me përkatësinë etnike, homoseksualët nga pakicat etnike evidentojnë hipokrizinë në shoqërinë maqedonase, respektivisht paragjykimet që i përjetojnë në kuadër të bashkësisë së vetë, thuhet në analizën një vjeçare. 

Në analizë thuhet se Lezbike në përgjithësi nuk kanë përshtypjen se janë të diskriminuara më shumë si lezbike se sa si femra në këtë shoqëri. Në analizë të gjithë lezbiket e potencojnë trajtimin joserioz nga rrethi.

Lajme të ngjashme

Back to top button