Shekerinska: Dokumentet që i kemi për kriminalitetin e qeverisë do t’i rrënojë dyshimet

Zëvendëskryetarja e  LSDM-së, Radmilla Shekerinska, gjatë një takimi me qytetarët e Kumanovës, tha se dëshmitë dhe dokumentet që i ka opozita për kriminalitetin e qeverisë do t’i rrënojë të gjitha dilemat dhe dyshimet për atë se çfarë qeverie na udhëheqë.

“Të jemi ët gjithë së bashku deh ën këtë mënyrë nuk do të ketë fuqi që mund të na ndajë. E vërteta dhe puna do të jenë arma jonë”, tha Shekrinska.

Ajo porositi se opozita nuk do të kthehet në Parlament nëse qeveria nuk ulet për të biseduar për mediumet për qeverinë teknike dhe për listën zgjedhore.

“Duhet ët tregojmë se për të ndryshuar Maqedoninë për të mirë jemi të gatshëm që të ndryshojmë për të mirë. Maqedonia është shtet i dhunës i padrejtësisë deh njëra ndër pesë ekonomitë më të dobëta”, tha Shekerinska.

Ajo tha se aktivisti i LSDM-së, “Dushko – Mlekarot”, tregoi se ka njerëz me kurriz të shëndoshë që nuk frikësohen nga qeveria. Sipas saj, sot fitoi drejtësia, por jo edhe sistemi gjyqësorë që për dikë është nënë dhe për dikë njerkë.

Lajme të ngjashme

Back to top button