Filloi gërmimi i bulevardit Iliria në Tetovë (FOTO)

Filluan punimet për ndërtimin dhe rikonstruimin e bulevardit “ Iliria” duke filluar prej te rrethrotullimi në sheshin “ Iliria” deri te rrethrotullimi  në bulevardin V.S Bato. 

Gjatë realizimit të punëve për ndërtim dhe rikonstruim kahja e lëvizjes në drejtim të Shkupit prej te qarkullimi rrethor në sheshin e qytetit deri te qarkullimi rrethor në rrugën Jane Sandanski do të jetë e bllokuar derisa të përfundojnë punimet në njërin krah të rrugës dhe të fillojnë në krahun tjetër. 

Gjatësia e kësaj rruge është 900 metra respektivisht 1800 metra në dy kahjet e bulevardit. Fillimisht do të bëhet heqja dhe skajoreve dhe vendosja e skajoreve të reja ndërsa më pas do të bëhet gryerja e rrugës për të përfunduar me shtrimin e rrugës me asfalt të ri. 

Punimet për ndërtimin dhe rikonstuimin e bulevardit Iliria do të zhvillohen në disa faza dhe do të fillojnë çdo ditë prej orës 8:00 deri në orën 15:30 dhe do të zgjasin 30 ditë. 


“Jam shumë e kënaqur nga fillimi i punëve për rekonstruimin e bulevardit kryesor Iliria i cili do të kontribuojë në përmirësimin e rrjetit rrugor të qytetit. Po ashtu gjatë viteve në vijim kjo do të jetë dinamika e punës së komunë së Tetovës dhe qasja ndaj nevojave të qytetit dhe banorëve të saj”, tha kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button