Shitje elektronike e pajisjeve të cilat i shfrytëzojnë organet shtetërore

Nga fillimi i vitit të ardhshëm implementohet shitja elektronike e pajisjeve që shfrytëzohen përmes softverëve që do të vendoset në Ministrinë e financave dhe Drejtorisë për punë juridike pronësore.

Ndryshimet janë paraparë në Propozim ligjin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe diskonim të pajisjeve të organeve shtetërore, vërteton zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjeorgjiev.

‘Zgjedhja e re ligjore do të kontribuoj për transparencë më të madhe në shitjen e pajisjeve që do ti shfrytëzojnë organet shtetërore. Nga 1 janari i vitit 2014 hyn në fuqi shitja elektronike e pajisjeve në fjalë.Vlerësoi se njëherësh po krijohet vegël e re në luftën kundër korrupsionit dhe sigurohet kontroll më i madh nga ana e Qeverisë të gjitha shitjeve të gjësendeve të tundshme apo të patundshme, por kontribuohet edhe për uljen e shpenzimeve të kompanive të cilat marrin pjesë në këto procedura’ tha ai.

Organi shtetëror i cili e shet gjësendin, theksoi ai, duhet të mënyrë të obliguar ta publikojë në së paku tri gazeta, prej të cilave dy në gjuhën maqedonase, ndërsa një në gjuhën të cilën e përdorin bashkësitë e tjera etnike.

Ky publikim krahas në gazeta duhet të vendoset edhe në internet faqen e Drejtorisë për punë pronësore-juridike.

Të interesuarit në afat prej 20 ditësh mund t’i dërgojnë aplikacionet e tyre. Çdo subjekt i cili dëshiron të marrë pjesë në ankand duhet të paguajë depozitë prej pesë për qind, të cilat në rast se nuk i fiton në ankand i kthehen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button