Aguero deklasoi bavarezët
Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, ishte heroi i fitores 3:2 të Manchester Cityt kundër Bayern Munichut.
Argjentinasi shënoi dy gola të vonshëm (85 dhe 90) për ta përmbysur epërsinë 2:1 të bavarezëve dhe për t’ia siguruar tri pikët e shpersës Cityt para sfidës së fundit kualifikuese në grupe për fazën tjetër.
Paraprakisht, Xabi Alonso (40’) e Roberto Leëandoëski (45’) shënuan për bavarezët, teksa golin e parë të Cityt në këtë takim Aguero e shënoi nga pika e bardhë e penalltisë (21’).
Bayerni nga minuta 21 luajti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Benatias.
Bavarezët kanë siguruar kalimin tutje me 12 pikë në kreun e tabelës, duke lënë pas Cityn, Romën e CSKA Moskën të cilat kanë nga pesë pikë secila.