Gostivar, 9 vjeçari plagoset me pistoletë në dasmën familjare

Plagoset me pistoletë mbrëmë një 9 vjeçar një dasmë në fshatin Forinë të Gostivarit. Fëmija është kapur nga një plumb i dasmorëve në shtëpinë e Sh.B (50) në fshatin Forinë të Gostivarit.

Fëmija në atë moment ka qenë në tarracë. Personi disa herë ka gjuajtur me pistoletë dhe një pjesë e plumbave kanë përfunduar në një shtyllë të terracës ku ka qenë fëmija ndërsa një plumb është kthyer dhe ka goditur atë në këmbë.  

Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe se janë gjetur gëzhojat e plumbave duke bërë apel që mos të përdoren arët gjatë ahengjeve familjare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button