10 gjëra interesante që nuk i dini për dashurinë

Dashuria është shumë e bukur, e çuditshme gjithashtu. Por a mundet ndokush t’a percaktoje c’është dashuria? Gjithsesi, secili e perjeton ne menyren e vet unike këtë ndjenjë hyjnore. Por ka dhe disa kuriozitete qe ia vlen t’i dini rreth dashurisë.

1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë të shkojnë në shtrat me partnerin nëse nuk janë depiluar.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat, që të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të saponjohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mendje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup, njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe, zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës.

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje, ashtu si shqiptarët e shumë dekadave më parë ku shumë syresh martoheshin që në djep.

Lajme të ngjashme

Back to top button