Messi rekord, Barcelona fiton

Barcelona ka shkatërruar Sevillan në ndeshjen e xhiros së 12-të, duke e mposhtur në Camp Nou me rezultat të thellë 5:1.

Këtë fitore edhe më madhështore për vendasit, e bëri Lionel Messi me tre gola, që arriti të thyej rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të La Ligas me 253 gola, duke lënë pas tij Zarran me 251 gola.

Messi tre golat në këtë fitore, i realizoi në minutat 21’, 72’ dhe 78’. Në listën e golashënuesve, u regjistruan edhe Neymar dhe Rakitic.

Golin e nderit për mysafirët, e realizoi një lojtar i Barcelonës. Ishte Jordi Alba që shënoi një autogol.

Barcelona pas kësaj fitore, renditet në vendin e dytë me 28 pikë, 2 më pak se Reali që udhëheq.

Lajme të ngjashme

Back to top button