Mesfushori kroat Ivan Rakitiç rikthehet në Sevilla

Klubi futbollistik spanjoll Sevilla nënshkroi sot me ish-lojtarin Ivan Rakitiç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ivan Rakitiç kthehet në shtëpi, ai është edhe një herë një lojtar i Sevilla-s! Mirësevjen përsëri, Ivan!” thuhet në postimin e klubit në Twitter.

“Skuadra andaluziane do t’i paguajë FC Barcelona 1,5 milion euro plus 9 milionë euro variabla”, njoftoi Barcelona në një deklaratë.

Mesfushori 32-vjeçar kroat i lindur në Zvicër, Rakitiç, ka luajtur për klubin Barcelona për gjashtë vjet (2014-2020).

Ai ishte lojtar i Sevillas midis viteve 2011-2014, ku edhe triumfoi në UEFA Europa League 2014.

Rakitic kaloi vitet e tij më të mira në Barcelonë, duke fituar 13 trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve UEFA 2015 dhe katër tituj Spanjollë në La Liga.

Ai shënoi 36 gola dhe 36 asistime në 310 paraqitje për Barcelonën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button