Petreski dhe tre bashkëpunëtorët e tij u shqiptohet 30 ditë paraburgim

Aleksandër Petreski ish kryetari i komunës së Ohrit u është shqiptuar 30 ditë paraburgim. Me aq ditë paraburgim u dënuan edhe tre bashkëpunëtorët e tij, ish udhëheqës të sektorit për trafik, veprimtari komunale dhe turizëm.

I dyshuari i parë Petreski nga viti 2007 deri në mas të vitit 2013, sipas hetuesit ka formuar shoqatë kriminale në të cilën ka kyçur persona të punësuar në Komunë, me marrëveshje nga viti 2006 deri në vitin 2009, si këshilltar i tij dhe prej vitit 2009 në cilësinë e udhëheqësit të Sektorit për trafik dhe rrugë, pastaj udhëheqës të Sektorit për veprimtari komunale, si dhe udhëheqës i Sektorit për turizëm dhe zhvillim lokal ekonomik.

Me procedurë jo ligjore, e ka dëmtuar Buxhetin e Komunës së Ohrit në vlerë prej 148.684.616,00 denar nga furnizimet publike të kontestuara. Në ato mjete janë të përfshira edhe 2.284.641,00 denar, interes personal i të akuzuarit të parë, dhe pastaj është kryer një vepër penale, larje parash gjatë legalizimit të një prone në vlerë prej 15.892.700,00 denar.

Përskaj asaj, i dyshuari i parë akuzohet se ka pranuar mito në vlerë prej  734.641,00 denar e paguar prej dy personash.

Lajme të ngjashme

Back to top button