Gjashtë shtetase të huaja kanë punuar si këngëtare dhe valltare

Në aksionin e mbrëmshëm të policisë së Gostivarit për zbulimin e personave me qëndrim dhe punë të parregulluar në vend, në fshatin Çegran janë zbuluar një shtetase bullgare dhe pesë shqiptare, të cilat kanë punuar si këngëtare dhe valltare.

Gjatë ditës pritet që ato të nxirren para gjykatësit për kundërvajtje në Gjykatën Themelore Gostivar, informojnë nga SPB Tetovë. Shtetasit e huaj të moshës nga 19 deri në 34 vjeç janë kapur në objektin hotelierike “Nota” pronësi e A.Sh.(46). Pas arrestimit është konfirmuar se ata e kanë keqpërdorur qëndrimin turistike, ndërsa ilegalisht kanë punuar si këngëtare dhe valltare. Më vonë, ato i janë dorëzuar Sektorit për krim ndërkufitar, migrime, të huaj dhe riatdhesim. Për shkak të dyshimit bazë se e kanë shkelur ligjin për të huaj, ato do të ballafaqohen me gjoba në të holla dhe me ndalesa për hyrje dhe qëndrim në Maqedoni.

Sivjet, në rajonin më të gjërë të Gostivarit janë zbuluar 32 shtetase të huaja, më së shumti nga Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria të cilat kanë punuar dhe qëndruar ilegalisht. Si emigrantë ekonomik janë regjistruar edhe 105 persona kryesisht nga Republika e Shqipërisë të cilat në rrethinën e Gostivarit kanë qenë të angazhuar si punëtorë në bujqësi dhe ndërtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button