Festat e nëntorit, Shkupi kuq e zi (FOTO)
Në prag të festës së Ditës së alfabetit shqiptar, 22 nëntor dhe festës së Ditës së flamurit shqiptar 28 nëntori, në komunën e Çairit vërehen flamuj të vegjël kuq e zi të vendosur nëpër rrugë.
Dita e alfabetit është ditë jo-pune për shqiptarët e Maqedonisë, ndërkaq ajo e flamurit jo. Priten manifestime të shumta kulturore-artistike këto ditë, por ende nuk ka të dhëna zyrtare se çfarë do të organizohet posaçërisht nga krerët e politikës shqiptare.