Hapet rruga për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë
Qeveria e Shqipërisë, ka marrë vendimin për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë, në kryeqytet, duke i hapur rrugë kështu ndërtimit të këtij objekti kulti.
Publikisht vendimin e Qeverisë e bëri në një deklaratë për mediat, zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Numri dy i Qeverisë bëri publik edhe një vendim tjetër të ekzekutivit, i cili ka vendosur krijimin e fondit për industrinë fasone./ Top Channel