Sheqerinska: A është shtet normal nëse gjobiten qytetarët ndërsa jo ministrat?

Ajo që sallat janë të mbushura ndërsa njerëzit vijnë që ta dëgjojnë të vërtetën dhe ti tregojnë hallet e tyre është porosi se shpresa e Maqedonisë nuk ka vdekur dhe njerëzit shpresojnë për një jetë më të mirë.

“Unë pas një kohe të gjatë ndjehem e inkurajuar. Kur e pashë këtë jo armatë, lum studentësh, pa agjendë politike, pa libreza partiake, pa frikë, pa kalkulime, e cila doli në rrugë dhe nxori kartonin e kuq qeverisë me një parullë të vetme “kjo është vetëm fillimi”, theksoi Sheqerinska.

Sipas saj në Maqedoni është bërë traditë që çdo problem të zgjidhet me gjoba dhe nuk është shteti normal kur gjobiteni nëse nuk paraqitni fqinjët për dhunë familjare.

“Nuk është normale nëse gjobitet fqiu që vjen të ju ndihmojë ta rregulloni një furrë. Ndërsa nëse ministri i financave fsheh borxhin të mos gjobitet”, deklaroi Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Back to top button