Shkupi nikoqir i Konferencës ndërkombëtare për rrjetin shëndetësor të EJL-së

Shkupi sot do të jetë nikoqir i konferencës ndërkombëtare të vendeve-anëtare të rrjetit shëndetësor të Evropës Juglindore. Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja e një numri më të madh nga 10 vendet-anëtare të rrjetit shëndetësor të EJL-së. Në ceremoninë e hapjes fjalim do të mbajë ministri i Shëndetësisë Nikola Todorov dhe drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Suzana Jakab.

Do të diskutohet për disa tema aktuale lidhur me aktivitetet e ardhshme të rrjetit shëndetësor të Evropës Juglindore, siç janë implementimi i strategjisë Shëndeti 2020 i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mobilizimi i nëpunësve në shëndetësi, si dhe aspektet rajonale të gatishmërisë dhe përgjigje për ballafaqim me rreziqet shëndetësore publike

Lajme të ngjashme

Back to top button