Fjolla Morina pozon pranë pishinës, fotoshopi nuk është kursyer

Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina, këtë sezon plazhi ka preferuar të kënaqë fansat me një set fotografish të realizuar në pishina, ku duket 10 vite më e re.

Natyrisht që në këto foto ajo shfaqet provokative ashtu si gjithmonë, por ndryshe nga disa vajza të tjera të ekranit që preferojnë të hedhin foto të punuara vetë në instagram, Fjolla ka bërë një set fotografish profesionale për t’u prezantuar në mënyrë perfekte në sytë e publikut, duke hequr çdo defekt të mundshëm në pamjen e saj.

Duket se këngëtarja pas suksesit të këngës “Fucking bitch” është gjithmonë e më shumë prezente në Shqipëri, duke frekuentuar herë pas here jetën e natës në Tiranë. Ajo në prill festoi ditëlindjen në prani të miqve të shumtë artistë, mes të cilëve Shpat Kasapi dhe Big Mama.

Ndonëse u fol për një intimitet të krijuar mes saj dhe Shpatit, pas ndarjes së tij nga Afërdita, ende nuk dihet ndonjë gjë konkrete për statusin e Fjolla Morinës, e cila është mami e një vajze mbi 10-vjeçare. /Fishmedia

Lajme të ngjashme

Back to top button