Katër persona helmohen në ashensor në Strugë

Katër persona, mes të cilëve dhe dy të mitura binake, janë lënduar gjatë zjarrit që kaploi ashensorin, në një pallat në Strugë.

Prej zjarrit që kaploi pallatin respektivisht ashensorin, nga dioksidi i karbonit- CO2 u helmuan katër persona, të cilëve iu ofrua ndihma mjekësore në qendërn medicinale Strugë.

Pas ofrimit të ndihmës mjekësore, për trajtim mjekësorë në shtëpi u lëshuan dy motrat binake 16-vjeçare.

Zjarri u shua nga ekipet e zjarrëfikësve, ndërsa ai ishte shkaktuar nga kontakti i instalimit të rrymës elektrike.

Lajme të ngjashme

Back to top button