Shpërthim në aeroportin e Pekinit, personi në karrocë hedh veten në ajër (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në terminalin 3 në aeroportin e Pekinit.

Agjencia e lajmeve “Xinhua” raporton se, një sasi eksplozivi është vendosur nga një person ende i paidentifikuar.

Eksplozivi i përdorur ishte pluhur i zi, lloj i ngjashëm që përdoret tek fishekzjarret, raporton televizioni shtetëror. Dëshmitarë të ngjarjes flasin për një viktimë, por dyshohet se janë më shumë.

Në momentin e shpërthimit në aeroport kishte dhjetëra pasagjerë. Polica ka nisur kërkimet intensive për identifikimin e autorit të shpërthimit.

Ndërkohë që persona në vendin e ngjarjes kanë postuar një foto të një personi në karrocë me rrota, që ngre duart lartë dhe mban një objekt i paidentifikuar ende.

Foto të postuara në rrjetet sociale shfaqin një person me flokë të errët që tund në ajër një paketë të bardhë shpërthimit. Imazhe të tjera  shfaqin autoritetet në vendngjarje ndërsa  mbajnë të mbërthyer në dysheme një person.

Lajme të ngjashme

Back to top button