BDI përfundon zgjedhjet për Këshillin vendor në Ladorisht, Bashkim Collaku kryetar

Në Ladorisht kanë përfunduar zgjedhjet e brendshme për Këshillin Vendor të BDI-së në këtë lokalitet. Në këtë takim përveç Kryetarit të Këshillit për organizimin e zgjedhjeve në degën e Strugës ,Agim Shaqiri dhe anëtarëve të tjerë ka asistuar dhe koordinatori për njësinë zgjedhore 5 Nevzat Bejta.

Në fillim është zgjedhur kryesia e Këshillit e cila numëron 17 anëtarë më pas janë zgjedhur anëtarët që këtë parti do ta përfaqësojnë në Kuvendin e degës së BDI-së në Strugë ,ata janë: Jeton Lena,  Arif Hajredini, Rexhep Cermenika.

Në fund të takimit është proceduar me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Vendor ku në mënyrë unanime  anëtarët e BDI-së nga Ladorishti kanë zgjedhur Bashkim Collakun. Në procesin zgjedhor siç raportohet kanë marr pjesë 86 anëtarë nga 106 anëtarë sa numëron ky subjekt në këtë lokalitet, trnsmeton Struga Lajm.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button