Kjo është Shqipëri e madhe (Video)

Shqipëria ka arritur që me një paraqitje mahnitëse të marrë një barazim kundër Francës së Michael Platinis, në ndeshje miqësore.
Ndeshja në stadiumin e Rennes, nisi me një futboll atraktiv, të shpejtë e më raste. Ishin kuqezinjtë e drejtuar nga De Biassi, që po tregoheshin skuadër më e rrezikshme gjatë pjesës së parë.

Loja e mirë në këtë pjesë, u shpërblye në minutën e 70’, kur Mergim Mavraj shënoi një gol të bukur me kokë, duke e dërguar në pushim me një gol epërsi Shqipërinë.

Me një ritëm të njëjtë, nisi edhe pjesa e dytë. Shqipëria provonte kundërsulmet, francezët kërkonin barazimin, të cilin edhe e arritën.
Griezmann pas një depërtimi të mirë, ia doli të tregohet i saktë, duke mposhtur Etrit Berishën, në minutën e 73.

Deri në fund të ndeshjes, nuk pati ndryshime në rezultat, Shqipëria regjistroi një tjetër paraqitje të madhe, duke barazuar përballë një fuqie botërore në futboll, siç është Franca.

Lajme të ngjashme

Back to top button