Edhe Liberta në Dancing with the Stars?

Pas shumë emrave që janë konfirmuar për pjesëmarrje në edicionin e pestë jubilarë të Dancing with the Stars Albania, duket se pjesë e tij do të jetë edhe Liberta Spahiu.

Prezantuesja e njohur e emisionit Prive, ka kohë që është në tratativa me Dancing ëith the Stars, dhe besohet se ajo do të jetë pjesë e spektaklit si njëra prej antarëve të jurisë.

Megjithatë ani pse autorja dhe prezantuesja është vet pjesë e
emisionit që ka spekuluar për yje të tjera, Liberta nuk ka folur në asnjë moment për vete.

Kontakti me të ka qenë i pamundur pasi që ajo nuk ka dashur të prononcohet për këtë çështje duke ndalur çdo lloj mënyre të kontaktit me të.

Dancing ëith the Stars pritet të fillojë në ditët e ardhshme, kurse ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht emrat e mëdhenj që do të jenë pjesë e kësaj gare, e që si duket po përgatiten befasi të mëdha./ Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button