Erdogan akuzon kombet arabe për standarde të dyfishta

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar perëndimin dhe kombet arabe për “standarde të dyfishta” pasi nuk dënuan përmbysjen e presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi.

Turqia doli të jetë një prej kritikëve më të mëdhenj ndërkombëtar, në atë që e ka quajtur si “grusht shteti të papranueshëm”, pasi ushtria përmbysi presidentin e zgjedhur Morsi, më 3 korrik.

Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur shqetësimin e tyre për rrëzimin e Morsit dhe kanë bërë thirrje për rikthimin e shpejt të demokracisë.

-Shtetet të cilat përqafojnë dhe iu bënë për demokracinë, nuk duhet të sillen me standarde të dyfishta kundrejt ngjarjeve të tilla, dhe duhet të thonë se kur diçka është e gabuar, se ajo është e gabuar, Erdogan iu tha ambasadorëve perëndimorë dhe atyre arabë.

As Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian nuk e kanë quajtur përmbysjen e Morsit si grusht shteti, pasi kjo gjë do të çonte automatikisht në imponim të sanksioneve kundër Egjiptit.

Lajme të ngjashme

Back to top button