Vitin e ardhshëm Maqedonia duhet të kthejë 360 milion euro kreditorëve të huaj

Guvernatori i Bankës së Maqedonisë, Dimitar Bogov ka deklaruar se vitin e ardhshëm shteti do të duhet të kthejë rreth 360 milion euro kreditorëve të huaj. Si[as tij kjo do të zvogëlojë rezervat devizore, transmeton Alsat.

“Këtu, para se gjithash mendoj borxhin publik. Ky është euro-obligacion që skadon në fund të vitit të ardhshëm 2015, dhe bëhet fjalë për 150 milion euro dhe këstet tremujorësh nga FMN-ja që janë marrë si hua për përkujdesje. Kjo pjesë vitin e ardhshëm do të jetë mjaft e madhe, ndërsa në vitin 2016-të do të jetë dukshëm më e ulët dhe për këtë arsye në vitin 2016, presim rritje të konsiderueshme të rezervave devizore”, u shpreh Dimitar Bogov, guvernator i BPRM-së.

Në parashikimet e Bankës Popullore për ekonominë vendore, kanë mbetur vlerësimet për stimulim të fuqishëm investues shtetëror, efekte pozitive nga investimet e drejtpërdrejta ekzistuese dhe të reja të huaja, rimëkëmbja e tregut të punës dhe mbështetje solide kreditore. Për sivjet mbeten projeksionet se ekonomia do të ketë rritje prej 3,7%, ndërsa vitin e ardhshëm 4,1. Në vitin 2015 parashikimet janë se ekonomia do të ketë rritje prej 4,5%.

“Vlerësimet për dinamikën për rritje ekonomike janë të pandryshuara, ndonëse kemi përshtatje të vogla për shkak të situatës së pavolitshme në BE… Megjithatë kemi pritje për një rritje më të ulët ekonomike, ndërsa gjatë dy viteve të ardhshme, rritja e ekonomisë do të nxitet nga eksporti dhe kërkesa vendore”, tha Dimitar Bogov, guvernator i BPRM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button