Jankullovska: Debatet në qeveri për aksionet policore në lokale, janë konstruktive

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ka   deklaruar se debatet në qeveri rreth aksioneve policore  në lokale janë konstruktive.

Sipas saj, qëndrimi i përbashkët i partnerëve të koalicionit është se ligji duhet respektuar në cdo cep të vendit, por shtoi se nuk jep llogari para askujt, sepse ajo vetëm vepron sipas ligjit.

“Nuk kam çfarë të jap llogari për kryerjen e obligimeve ligjore. Ne edhe deri tani të gjitha veglat që i kemi të disponueshme me ligj, do ti shfrytëzojmë në funksion të respektimit të ligjit në çdo milimetër të Maqedonisë. Në Qeveri kemi debat konstruktiv, bisedojmë me të gjithë ministrat të cilët kanë kompetenca për problematikën e caktuar. Me disa ministra kemi pikëpamje të ndryshme, por përcaktim i përbashkët i Qeverisë dhe gjithë partnerëve në Qeveri është respektimi i ligjeve, kryerja e kontrolleve me qëllim përmirësimin e disiplinës fiskale”, tha Jankullovska, njofton Alsat.

Deklarata e tillë pason atë të ministrit të Ekonomisë Bekim Neziri, i cili paralajmëroi kërkimin e llogarisë për praninë e shtuar të forcave policore.

Lajme të ngjashme

Back to top button