Dy vëllezër emigrantë sirian humbin jetën, pasi u përplasën nga treni

Dy emigrantë ilegal siran që ishin vëllezër të moshave 22 dhe 23 vjeç kanë humbur jetën në tragjedinë hekurudhore në afërsi të Velesit, pasi janë përplasur nga një tren mallrash.

Tragjedia ka ndodhur në urën hekurudhore mbi lumin Topolka në Veles, kur treni i mallrave që po lëvizte në destinacionin Gjevgjeli – Tabanoc ka goditur dy emigrantët.

Kjo është tragjedia e tretë brenda një periudhe të shkurtër kur emigrantët ilegal sirian kanë pësuar në fatkeqësitë e tilla hekurudhore.

Emigrantët po shfrytëzojnë rrugët hekurudhore si pika të lëvizjes së tyre për të lëvizur nga kufiri grek drejt kufirit me Serbinë, duke pasur si destinacion më pas Hungarinë dhe vendet e tjera evroperëndimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button