Kobe: “Milanin e kam në zemër”

Kobe Bryant viziton Milanin. Këtë mëngjes në qendrën stërvitore Milanello mbërriti një i ftuar special. Ylli i Los Angeles Lakers mbërriti në ora 07.30 dhe përveç vizitës do të jetë në MilanLab edhe për fazën e rekuperimit në tendinën e akilit.

Një tifoz i flaktë i Milan që fëmijë, Bryant ka takuar Andrea Polin dhe Daniele Boneran, i cili i dhuroi edhe fanellën e tij.

“Milanin e kam në zemër. Në dhomën time të zhveshjes te LA Lakers ka këpucët dhe fanellën e Milan, të cilat i shoh çdo ditë”, u shpreh Kobe Bryant.

Lajme të ngjashme

Back to top button