Vrasja makabre, sot ditë zie në Kavadar

Kavadari sot mban ditë zie. Flamuri gjithandej në institucione është ulur në gjysmë-shtizë, televizionet nuk do të kenë transmetimet e përditshme dhe aktivitetet kulturore, artistike dhe sportive janë anuluar.

Arsyeja për mbajtjen e ditës së zisë është vrasja e trefishtë që tronditi qytetin, me autor Toni Stanoev, ish-pjesëtar i policisë dhe pjesëmarrës në konfliktin e armatosur në vitin 2001″>2001.

Krimi i rëndë ndodhi të dielën, kur Stanoev vrau tre pjesëtarët e familjes së ish-bashkëshortes së tij, me të cilën ishin divorcuar vetëm dy ditë më parë.

Stanoev u arrestua dhe doli përpara gjykatës, ku iu caktua fillimisht 30 ditë paraburgim.

Lajme të ngjashme

Back to top button