Komuna e Studeniçanit kërkon pjesëmarrjen e qytetarëve në hartimin e buxhetit

Komuna e Studeniçanit, buxhetin për vitin 2015 do ta bëjë bashkë me qytetarët. Në kuadër të programit ‘Forume në Bashkësi’ të mërkurën në Komunën e Studeniçanit u mbajt sesioni i parë për realizimin e forumit buxhetor për vitin 2015. Komuna e Studeniçanit, buxhetin për vitin 2015 do ta bëjë bashkë me qytetarët.

Procesin e këtij forumi e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki, i cili falënderoj qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në këtë forum, si dhe Agjencin Zvicrane për Zhvillim Ndërkombëtar (SDC), për mbështetjen në realizimin e këtij procesi.

“Përshëndes fillimin e këtij procesi. Jam krenar me atë që jemi zgjedhur ndër 10-të komunat në Maqedoni ku do të realizohen sesion-forume buxhetore. Kërkojë nga qytetarët që të jenë pjesë e këtyre forumeve duke propozuar e sugjeruar që të miratojmë një projekt buxhet për vitin 2015 në formën më të mirë të mundshme, në interes të të gjithë qytetarëve të komunës sonë”, tha kryetari Sadiki para të pranishmëve.

Ai theksoi se është hera e parë që buxheti i Komunës projektohet duke i involvuar në mënyrë aktive edhe qytetarët në përpilimin dhe planifikimin e projekteve me interes të përgjithshëm të komunës.

Lajme të ngjashme

Back to top button