Gruevski ka zhvilluar takime me biznesmenë shqiptarë në Amerikë

Korrespodenti i agjencisë INA nga Nju Jorku raporton se kryeministri Nikolla Gruevski ka zhvilluar  takime me biznesmenë shqiptarë nga Nju Jorku dhe Çikago.

Kryeministri Nikola Gruevski e ka vlerësuar të suksesshme vizitën e tij në SHBA, duke theksuar se janë shpalosur të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për investimeve e kompanive të njohura amerikane në Maqedoni.

“Vizituam katër qytete të mëdha të rëndësishme, Nju-Jorkun, Çikagon, Los Anxhelosin dhe Las Vegasin dhe takime me mjaft kompani: Në prezantimet kishte shumë të pranishëm, i madh ishte interesi, u parashtruan shumë pyetje dhe u realizuan shumë kontakte personale. Disa kompani tashmë paralajmëruan ardhjen në Maqedoni disa njoftuan se do të investojnë në Maqedoni”, deklaroi Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button