Krasniqi: PDK-ja të bindet se nuk ka aleatë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Jakup Krasniqi, ka folur për idenë e LDK-së që marrëveshja e Bllokut të ndryshohet, duke thënë se marrëveshjet politike nuk janë të ngurta dhe si të tilla mund të ndryshohen, por sipas tij ajo duhet të bëhet bashkërisht.
“Duhet ta kuptojmë të gjithë se objektivi kryesor është projekti I përbashkët, qeverisja ndryshe. Pasi bashkimi ynë nuk është bërë për hir të individit, por për hir të publikut. Mos bini viktima të interesave primitive e meskine”, ka deklaruar Krasniqi për “Epokën e re”.

Ndërkaq, duke iu referuar qëndrimit të PDK-së, se pa një marrëveshje nuk do të thirret seanca konstituive, Krasniqi ka thënë se thirrja e kësaj seance është domosdoshmëri kushtetuese. Ai ka thënë se PDK-ja duhet të bindet se nuk ka aleatë për të qeverisur.

“PDK duhet të bindet se nuk ka aleatë për të qeverisur. Prandaj, është interesi I vendit që ajo të shkojë në opozitë. Thirrja e Kuvendit është domosdoshmëri kushtetuese. Seancën konstituive e kanë të drejtën kushtetuese ta thirrin edhe deputetët”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button