Këshilli i Tetovës do të punojë, VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja u morën vesh

Këshilli i Tetovës përfundimisht do ta fillojë punën.Partnerët e koalicionit, VMRO-DPMNE dhe BDI, arritën të merren vesh konfirmojnë për Portalb nga Komuna e Tetovës. Gjithashtu, në VMRO-DPMNE, vetëm shkurt informojnë se marrëveshja ka qenë në interesin e të gjithë qytetarëve të Tetovës. Por, detaje nga marrëveshja ende nuk zbulohen, jemi në pritje për më shumë informata.

“Javën e ardhshme do të mbahet mbledhja e këshillit” thonë nga Komuna.

Megjithëse, marrëveshja parazgjedhore mes partnerët e koalicionit, VMRO-DPMNE dhe BDI, ishte arsyeja që Këshilli nuk mbajti asnjë seancë. Siç spekulohej, BDI-ja si parti me shumicë në Këshill, nuk ka dashur t’i realizojë premtimet ndaj VMRO-DPMNE-së për punësimin e maqedonasve në funksione udhëheqëse, që për këtë, maqedonasit ta votojnë Teuta Arifin.

Gjatë ditëve të ardhshme, pritet që të dyja partitë të dalin me më shumë informacione, me çka do të dihet se a qëndrojnë edhe më tej me marrëveshjen parazgjedhore apo janë marrë vesh nga fillimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button