Kompanitë do të njihen me ndryshimet e Ligjit për siguri në punë

Oda ekonomike e Maqedonisë dhe Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës sot organizojnë seminar për ndryshimet më të reja të Ligjit për mbrojtje dhe siguri në punë. Në seminar pritet të mbajnë fjalim përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe Organizatës së Punëdhënësve të cilët kanë marrë pjesë në krijimin dhe ndryshimet ligjore.

Me ndryshimet më të reja ligjore do të përforcohet roli dhe ndikimi i sindikatës në mbrojtjen dhe sigurinë gjatë punës. Punëdhënësi do të duhet të përgatisë deklaratë për siguri për çdo vend pune, të mundësojë që një përfaqësues i të punësuarve dhe kryetari i organizatës sindikaliste të marrë pjesë në përcaktimin e mangësive dhe përmirësimin e kushteve për punë, si dhe t’i konsultojë gjatë furnizimit të pajisjes së punës apo vendosjen e një teknologjie të re në punë.

Ndër të tjerash, përfaqësuesi i punëtorëve do të ketë të drejtë së paku dy herë në vit t’i vizitojë vendet e punës për shkak të shqyrtimit të gjendjes për siguri gjatë punës. Në Maqedoni vitin e kaluar u shënua ulje e numrit të rasteve të vdekjes dhe lëndimeve në vendin e punës që tregon se është ngritur niveli për sigurimin e vendeve të punës. Megjithatë, bujqësia, ndërtimtaria, xehetaria dhe transporti mbeten sektorë në të cilat janë regjistruar numri më i madh I shkeljeve dhe fatkeqësive në vendin e punës.

Në botë çdo 15 sekonda rreth 160 punëtorë përjetojnë fatkeqësi në vendin e punës. Sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare të punës, në vit 317 milionë fatkeqësi ndodhin në punë, ndërsa shumë prej tyre rezultojnë me mungesa të vazhduara nga puna.

Analizat tregojnë se praktikat e varfëra për siguri dhe shëndet gjatë punës jo vetëm që negativisht reflektohen mbi shëndetin e punëtorit, por edhe shpenzimet ekonomike janë katër për qind të bruto prodhimit vendor global vjetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button