Basketboll “kosovarçe” me rekord 130:0

Kosova mund të “mburret” për një rekord, që shumë lehtë mund të jetë rekord i Ginisit. Një ndeshje basketbolli e kategoriva më të ulta ka përfunduar me rezultat të pabesueshëm, 130-0.

Kalaja e ka mposhtur Ylli 04 me rezultatin përrallor në kuadër të kategorisë B në Rrafshin e Dukagjinit.

“Djelmoshat tanë kanë qenë jashtëzakonisht të motivuar, kanë luajtur me zemër gjatë tërë lojës. Për 40 minuta i kanë bërë presion kundërshtarit, duke ia mohuar shpesh ta kalojë gjysmën e fushës. Lojtarët e mi kanë qenë të bashkuar me njëri-tjetrin, duke e ndërtuar një mbrojtje të fortë dhe duke mos i dhënë raste kundërshtarit” ka thënë për Zërin, Vigan Bytyqi, trajner i Kalajës.

Lajme të ngjashme

Back to top button